Steve Singh dhe grupi i njohur i investitorëve blejnë Direct Travel, kompaninë mëmë të Colpitts Clinical
Blerja do të sjellë përfitime të rëndësishme për Colpitts Clinical, ndërsa Direct Travel hyn në një epokë të re rritjeje dhe inovacioni
Stamford, CT—23 Prill 2024— Direct Travel, Inc., një lider i tregut në menaxhimin e udhëtimeve të korporatave dhe kompania mëmë e Colpitts Clinical, njoftoi në fillim të këtij muaji blerjen e saj nga Steve Singh, kapitalisti i njohur i sipërmarrjes dhe themeluesi i Concur, së bashku me një grup investitorësh kryesorë rritjeje që përfshin Durable Capital Partners, Madrona Ventures, Top Tier Capital Partners dhe Blackstone Credit & Insurance.
Singh tani shërben si Kryetar Ekzekutiv i Direct Travel, dhe Christal Bemont ka marrë rolin e Drejtores Ekzekutive (CEO). Me mbi 15 vjet përvojë në SAP Concur, ku shërbeu si Drejtuese e të Ardhurave (Chief Revenue Officer), Christal sjell një pasuri njohurish.
Nëprmjet kësaj blerjeje monumentale, Direct Travel po hyn në një epokë të re inovacioni dhe rritjeje, e cila gjithashtu do të sjellë përfitime të rëndësishme për Colpitts Clinical.
Misioni i Colpitts Clinical mbetet i pandryshuar: të ofrojë shërbime cilësore dhe me kosto efektive për udhëtimet dhe menaxhimin e shpenzimeve në provat klinike, duke ruajtur standardet më të larta. Kompania po investon kapital, burime dhe ekspertizë shtesë për të rritur vlerën e saj strategjike për klientët e saj.
“Angazhimi i ynë ndaj përsosmërisë dhe qasja e përqendruar te pacienti janë të pakalueshme në industri. Ndërsa ecim përpara, fokusi ynë mbetet i palëkundur në ofrimin e shërbimeve të nivelit të lartë, duke vazhduar njëkohësisht të inovojmë dhe të përmbushim nevojat në zhvillim të sponsorëve dhe pjesëmarrësve të provave klinike,” tha Jeanne Johnston, Zv. Presidente e Lartë, Colpitts Clinical.
Colpitts Clinical është lider në treg në fushën e udhëtimeve për provat klinike, veçanërisht për sëmundjet e rralla dhe jetimë, dhe ka krijuar një reputacion për ofrimin e modeleve të çmimeve me rrezik të ulët për sponsorët e saj. Vlen të theksohet se kompania nuk ngarkon tarifa mujore mirëmbajtjeje, tarifa menaxhimi, tarifa regjistrimi pacientësh ose tarifa mujore minimale.
Ndërsa niset drejt kapitullit të ardhshëm të udhëtimit të saj me Direct Travel, Colpitts Clinical mbetet e përkushtuar ndaj thjeshtimit të logjistikës së udhëtimit dhe vendosjes në plan të parë të nevojave të pacientëve për të rritur pjesëmarrjen dhe mbajtjen e tyre në provat klinike.
Rreth udhëtimit për provat klinike Colpitts
Colpitts është një pionier në menaxhimin e udhëtimeve dhe shpenzimeve të dedikuara për provat klinike për sponsorët dhe pacientët. Direct Travel, kompania mëmë e Colpitts, ka zyra në mbarë Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar, me selitë klinike në Norwood, Massachusetts dhe Edinburg, Skoci.


